Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka dalë i dëshpëruar nga tubimi përmbyllës në Tetovë. Gjatë gjithë tubimit Ahmeti qëndronte me fytyrë të vërenjtur dhe i dëshpëruar. Edhe pse tubimi ishte i përbashkët për tre degët e kësaj partie Tetova, Bogovina dhe Tearca, mbështetësit e kësaj partie nuk arritën të mbushin as një sallë të vogël sporti të shkollës së mesme medicinale. Në videot e publikuara nga faqet zyrtare të BDI-së, në të gjitha sekuencat, pa përjashtim, Ahmeti duket duke ndjekur fjalimet e bashkëpartiakëve të tij në gjendje të dëshpëruar. Por, kjo gjendje e kreut të BDI-së siç duket ka shqetësuar dhe dëshpëruar edhe vetë bashkëpartiakët e tij dhe kandidatët e BDI-së për këshilltarë komunal në Tetovë, Bogovinë dhe Tearcë. Gjatë fjalimit të Ahmetit ku ai poashtu ishte në gjendje nervoze, kandidatët për këshilltarë duken në gjendje dëshpërimi kokëulur dhe asnjëri prej tyre nuk dukej i buzëqeshur. Për më shumë mund të shikoni fotot më poshtë:
Data 18.09.2025
Aktuale
- Hafir Hoxha për Rubin: Mesazhe strategjike për Kosovën dhe ndërkombëtarët
- Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve
- Driton Tali paralajmëron për Qeverinë me votat e Listës Serbe
- Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks