Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Ilindenska” para Qeverisë.
Sipas informatave të para nuk ka persona të lënduar, ndërsa jozyrtarisht pjesmarrës në këtë aksident është edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Më herët disa mediume raportuan se zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq ishte pjesë e këtij aksidenti, mirëpo ky i fundit demantoi këto informacione për “Tellma”.
Ndërkaq MPB ende nuk ka dalë me detaje rreth këtij aksidenti.