Një aksident i rëndë, mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, që janë shkatërruar pas përplasjes.
Katër prej të plagosurve janë gra, të cilat udhëtonin me autoveturën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.




