Forumi Rinor së bashku me Forumin e Gruas të AlternAtivA – Çair, sot kanë realizuar aktivitetin e shpërndarjes së fletushkave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Gjatë këtij aktiviteti, u bë shpërndarja e fletushkave me programën zgjedhore “Shtet për të gjithë”, me ç’rast qytetarët u njoftuan për së afërmi me 6 shtyllat kryesore të programës zgjedhore.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe kandidatja për deputet në zonën 1 zgjedhore të koalicionit “Tash është koha”, Visara Riza.