Janë të domosdoshme analiza që në mënyrë të rregullt të caktohen masat që duhet të ndërmerren për ulje të ndotjes në shtet, ndërsa ndërmarrja e masave joadekuate vetëm mund të shkaktojë dëm më të madh.
Ky është konkluzioni kryesor në forumin me temë “Rezoluta transportuese e Maqedonisë” që sot u mbajt në ASHAM në organizim të Qendrës hulumtuese për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Siç theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli madje 150 qytete në Evropë kanë probleme të mëdha me ndotjen, ndërsa arsyet për këtë janë të ndryshme.
“Nëse në Evropë arsye kryesore për ndotjen është transporti dhe automjetet, tek ne është ngrohja, por megjithatë nuk duhet të anashkalohet edhe komunikacioni. Shkaktar kryesor për ndotjen nga transporti në Maqedoni është parku i vjetër i automjeteve, për shkak se madje 65 për qind e automjeteve janë më të vjetra se viti 2002. Në vend ka shumë pak automjete hibride dhe elektrike, ndërsa ndotës të mëdhenj janë edhe makinat ndërtimore të cilat pothuajse aspak nuk kanë standarde ekologjike, si dhe autobusët privatë dhe automjetet e taksive”, tha Makraduli.
Që të zvogëlohet ndotja, theksoi, duhet të ndërmerren masa afatgjate dhe të rrepta e jo masa populiste dhe të ketë qasje të integruar me aksion në të gjithë sektorët, por fillimisht përmes këmbimit të ngrohjes dhe karakteristikave më të mira ekologjike të automjeteve.
Narin Sahakjan nga UNDP-ja theksoi se për ulje të ndotjes nga komunikacioni është e domosdoshme rritje e efikasitetit të automjeteve dhe elektrifikim i transportit përmes lehtësimeve tatimore dhe subvencioneve.
“Ndotja nga transporti mund të ulet për një të tretën nëse me shpejtësi hiqen nga qarkullimi automjetet më të vjetra me emetime të larta të karbonit dhe të rritet numri i automjeteve hibride dhe elektrike”, tha Sahakjan dhe shtoi se UNDP-ja do të vazhdojë me mbështetjen që ia jep vendit për ulje të emetimit të oksideve të karbonit në atmosferë.
Studimi për transport, analizë e politikave dhe masave të ASHAM-it që e prezantoi mr. Aleksandar Dedinec parashikon që deri në vitin 2035 për 35 për qind të zvogëlohet emetimi i dyoksidit të karbonit nga transporti.
Sipas studimit, politika për importin e automjeteve të vjetra nga viti 2010 më shumë ka kontribuar për rritje të ndotjes nga transporti sepse ka shkaktuar që për 22,5 për qind rritje të numrit të automjeteve. Propozon ndryshim të përllogaritjes për taksa ekologjike për automjetet, ulje të akcizës dhe të TVSH-së për automjetet, si dhe barazim të akcizës për diselin dhe benzinat dhe rritje të taksës ekologjike për derivatet nga të deritanishmet 0,08 për qind nga çmimi i shitjes për një litër benzinë dhe 0,03 për qind për një litër disel në 0,3 për qind. Dallimet nga taksat që të shfrytëzohen për subvencionim të blerjes së automjeteve hibride dhe elektrike.
Për mr. Jozhe Jovanovski nga Qendra rajonale për mjedis jetësor, diseli është derivat i cili është fajtori më i madh për cilësinë e keqe të ajrit të shkaktuar nga transporti, ndërsa për prof.dr. Millan Qosevskin nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup regjimi i lëvizjes është kyç për ndotjen.
Mr. Konstantin Mishev nga FSHIIK theksoi se automjetet më shumë shpenzojnë dhe më shumë emetojnë dyoksid karbon gjatë përshpejtimeve dhe ngadalësimeve të shpejta në rrëmujë në qarkullim.
“Maqedonia me emetim të 147 gramë të dyoksid karbonit për një kilometër është më e keqe në Evropë dhe ndodhet në vendin e fundit për shkak të vjetërsisë së parkut të automjeteve. Megjithatë vlerat e larta të ndotjes nuk vijnë nga automjetet, ndërsa kjo konfirmohet edhe me veglën softuerike që e përpunuam për vlerësim të ndotjes me dyoksid karbon të shkaktuar nga rrëmuja në qarkullim”, tha Mishev.
Ai tregoi të dhëna krahasuese për emetimin e dyoksid karbonit nga rrëmuja në qarkullim në Shkup dhe disa qytete sipas të cilëve në Shkup në orën 17 emetohen 83,5, ndërsa në Londër ku atëherë është ora 16 emetohen 266,4, në Amsterdam 102, në Tokio ku është ora 3 pas mesnate 309,2. Vlerë më të ulët ka vetëm në Luksemburg me 71,1. Kjo, sipas tij, tregon se Shkupi ka infrastrukturë të mirë rrugore e cila mundëson qarkullim të mirë të automjeteve.
Risto Janevski nga OKTA theksoi se vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet automjeteve të rënda transportuese për transport të mallrave për industrinë dhe auto-cisternat për transport të naftës të cilët më shumë ndotin dhe janë me standarde të ulëta ekologjike dhe shtoi se duhet të shfrytëzohen të gjithë alternativat që ofrohen për shfrytëzim të tyre të zvogëluar. Si shembull i theksoi naftësjellësin me të cilin mund të eliminohen auto-cisternat dhe transporti më i mirë hekurudhor për eliminim të automjeteve të rënda transportuese. Propozoi edhe që të barazohet çmimi i ekstra vajit të lehtë për amvisëri me diselin, për shkak se, siç tha, parku i vjetër i automjeteve mundëson që vaji për amvisëri të shfrytëzohet në disel automjetet, ndërsa kjo ka karakteristika shumë më të këqija ekologjike nga diseli.

