03 July
Gjykimi për lëndën “Fortesa 2” është anuluar edhe sot ndërsa seanca e radhës është caktuar për 26 shtator. Ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski dhe gjashtë nëpunësve, kanë avokatë të ri. Nikola Dodevski ka zëvendësuar ish prokurorin publik, Lupço Shvërgovskin i cili tashmë është avokati i ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov. Avokatët e ri nga gjykata kërkuan kohë që të njihen me akuzën dhe provat kundër të akuzuarve që ngarkohen për shkatërrim të dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Ndryshe, sot në gjykatë duhej të dëshmojnë katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Speciale, por u paraqitën vetëm dy prej tyre. Ish prokurori Shvërgovski tha se do të paraqitet si avokat i të gjithë të akuzuarve që indirekt lidhen me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov.

