23 May
Fortesa 2 për të akuzuarin Goran Grujovski i dyshuar për falsifikim dokumentacionesh në DSK filloi me përplasje mes prokurorit dhe mbrojtje nëse duhet ose jo provat e marra në DSK të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor.
Kjo pasi avokatët e Grujovskit pohojnë se provat janë marrë në mënyrë anti ligjore dhe pa leje nga personat e autorizuar në DSK dhe se me përdorimin e tyre në proces vetëm do të cenoheshin sekrete shtetërore dhe ushtarake.
Por prokurori Trajçe Pelivanov ngul këmbë se provat janë marrë në mënyrë ligjore dhe për këtë ka edhe dëshmi të pranim dorëzimit. Sipas tij provat janë deklasifikuar për tu përdorur vetëm për nevojat e procesit gjyqësor e jo për ti shpërndarë në opinion.
Mbrojtja tenton ti heq provat nga përdorimi dhe kështu të bie poshtë edhe vetë aktakuza ndaj Grujovskit. Por prokurori i Speciales Trajce Pelivanov i tha mbrojtjes se dëshiron të manipulojë opinionin duke interpretuar ligjet sikur i konvenojnë, por mbrojtja refuzoi të quhet interpretimi i tyre si manipulim.
Në sallë gjendeshin gjashtë administratore të dyshuara së bashku me Grujovskin.

