Përmes një kumtese të lëshuar në e-mail zyrtar është njoftuar hapja e organizatës së re shoqërore e cila do të lufton për kthimin e shpresës së humbur në vend. Në theks të veçantë thuhet se është lëvizje që ka për qëllimin krucial avancimin e prosperitetit të rinis shqiptare në vend.
Kumtesa e plotë e FRSH-së:
Të dashurë shqiptarë
Forumi Rinor Shqiptar është në prag të themelimit të saj !
Duke pas parasysh tendencat aktuale të degradimit dhe defokusimit të frymës kombëtare – politike ,sociale dhe kulturore në vendin tonë ,konstatuam se është nevojë e domosdoshme aktivizimi racional dhe progresiv të kauzave ,idealeve dhe hartimin e strategjive për realizimin e interesave të popullit shqiptar me theks të veçant të rinis shqiptare . Koncepti dhe ideologjia veprues e FRSH-së ka përbërje mbi partiake ose mbi çdo modelusi tjetër të ojq-ve deri më sot, është lëvizje që ka për qëllimin krucial avancimin e prosperitetit të rinis shqiptare në vendin tonë duke filluar nga filloristët ,nxënësit e shkollave të mesme e deri tek studentët.
Frsh-ja pretendohet të jetë një organizatë e cila vemprimtaria e saj do të fokusohet në profesionalizmin e mentalitetit rinor shqiptar në çdo fushë jetësore me anë të trajnimeve,konferencave, seminareve dhe kampanjave të ndryshme sensibilizuese, humanitare dhe protestuese .
Andaj këshilli inicues dhe themelues (i përbër nga Jasir Asani, Enis Miftari dhe Ariton Rama ) ju fton të gjithë të rinjët shqiptar (mosha 16-28 vjeç) të jenë anëtarë e kësaj strukture kombëtare rinore në kuvendin e parë të FRSH-së ku të njëjtën kohë secili prej kuvendarëve ka të drejtën e të qenurit pretedentë për të qenë pjesë e lidershipit të FRSH-së . Të gjitha informacione në përgjithsi për datën,kohën dhe vendin e themelimit të Frsh-së , për ta shkarkuar statutin e Frsh-së (ku përfshihet koncepti funksional dhe ideologjik të Frsh-së) gjatë ditës do e keni në faqen zyrtare të Frsh-së . Andaj ejani të gjithë të bëhemi bashkë ata që kanë qëllime, vizone ,ambicie të pastërta kombëtare , për ta kthyer shpresën dhe frymëzimin në vendin tonë me forcat tona.
Të gjithë të interesuarit le të paraqiten ne faqen zyrtare të FRSH-së .
#ForumiRinorShqiptar
#AlbanianYouthForum