Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të themelohet dhe promovohet grupi parlamentar interpartiak për të drejtat e romëve në Maqedoni ku marrin pjesë deputetë nga parti të ndryshme.
Nismëtarë të kësaj ideje janë deputetët Samka Ibraimoski, Dime Vellkovski, Irena Stefkoska, Maja Moraçanin, Mirsada Emini- Asani, Gjulimser Kasapi dhe tjerë.
Krahas deputetëve të ftuar janë edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektori joqeveritar.

