Gjitha opsionet për formimin e qeverisë së re janë të hapura, pasi kanë filluar negociatat mes partive për fomrimin e saj, thonë ekspertët.
Edhe pse lidertë e VMRO-DPMNE dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë takuar dhe kanë paralajmërar se do të vazhdojnë me negociatat, dy partitë kanë njoftuar se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre.
BDI nuk do të pranojë të jetë pjesë e qeverisë së re, nësë VMRO-DPMNE nuk i përmbush gjitha parakushtet e vendosura, mbi gjitha çështja e dygjuhësisë dhe vazhdimi i mandatatit të PSP-së. Nga VMRO-DPMNE, thonë se për ta kjo nuk është e pranueshme.
Pas bisedës me Gruevskin, Ahmeti është takuar edhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaev me të cilën të dy partitë kanë dalë me deklaratë identike se është diskutuar për pozitat që i përfaqësojnë pa mos hyrë në çështje konkrete dhe kanë paralajmëruar se takimet do të vazhdojnë.
Në pyetjen se vallë ky takim do të thotë se BDI është i hapur për kolaicion me LSDM-në, nga partia opositare thonë së mbeten në atë që tashmë është e njohur në publik. Nga BDI sërish heshtin.
Ahemti para disa ditësh është takuar edhe me ambasadoren e gjermanisë Christine Althauser, më të cilën nga partia thonë se e ka njoftuar për opsionet në të cilën në BDI po zhvillohet debat i hapur dhe konstruktiv, të cilat përfshijnë koalicion me VMRO-në, me LSDM-në, koalicion i zgjeruar, të mbeten në opozitë dhe zgjedhje të përsëritura.
Profesori Nikolla Dujovksi pranë Universitetit “Kliment Ohridski”, thotë se është legjitime që BDI të negocionojë me VMRO-DPMNE, por duhet vetë të vlerësojnë se çfarë do të përfitojnë të dyja palet në të ardhmen.
“Matematikisht BDI mund të formojë qeveri vetëm me VMRO-DPMNE, por duhet të jenë të kujdesshëm, sepse për një afat të shkurtë kohor mund të përifitojnë nga ky koalicionim, por pastaj mund të humbin. Nga ana tjetër negociatat që po zhvillohen me LSDM-në tregojnë se është gjithashtu një mundësi që të bëhet edhe një shumicë parlamentare më ndryshe. Kur ulet në tryezë, ulet që te miren vesh, dhe jo që të largohen nga marrëveshjet. Mendoj që është zvogëluar besimi në mes të BDI dhe VMRO-DPMNE dhe prandaj negociatat po zhvillohen në kornizë më të ngushtë”, nënvizon Dujovksi./rel