Një çift civil ukrainas është vrarë nga forcat ruse, të cilët krejtësisht të paprovokuar hapin zjarr në drejtim të veturës së tyre.
Pamjet e rënda janë publikuar nga gazetari bjellorus, Tadeusz Giczan, të shpërndara fillimisht në Telegram.
“Pashë këtë video rrëqethëse në disa kanale ukrainase të Telegramit. Një BMP ruse [mjet luftarak] krejtësisht e paprovokuar, hap zjarr në drejtim të një veture me civilë jashtë spitalit të Makarivit, duke u larguar sikurse të kishte mos ndodhur asgjë”, thuhet në postimin e tij.
Siç bën të ditur më tej gazetari bjellorus, brenda veturës gjendeshin një çift i moshuar, të cilët kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit.