Pas debateve tashmë disa ditore për parregullsi në ndarjen e fondeve për shoqata dhe artistë, nga Ministria e Kulturës për TV21 sot foli këshilltari Petrit Saraçini. Sipas tij, asnjë denar nga Ministria e Kulturës nuk i është paguar askujt. Për projektet e aprovuara ose të refuzuara po përgatiten vendimet për të cilat aplikuesit kanë afat prej 15 ditësh për t’u ankuar, tha Saraçini, duke shtuar se pas kësaj procedure, projektet fituese do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Kulturës, e cila fillimisht do t’u ndajë fituesve 1 të 3-tën e fondeve ndërsa 70% do t’u jepet pas dorëzimit të raportit për punën e bërë nga ana e shoqatës fituese. Sipas këshilltarit të Ministrisë së Kulturës, të gjitha hamendjet për keqpërdorime do të qartësohen në vijim, madje kjo do të bëhet edhe me ndihmën e Komisionit për Antikorrupsion, tha Saraçini. “Ministria për të gjitha rastet kur kemi indicie, apo opinion na ka dhënë indicie se diçka nuk është në rregull, lidhur me nepotizmin, korrupsionin, klientelizmin e dukuri të tilla, ne do të kërkojmë vlerësim zyrtar prej komisionit për parandalimin e korrupsionit. Ai është trupi valid në këtë shtet i cili mund të përcaktojë në mënyrë ligjore, vallë ka pasur apo nuk ka pasur konflikt interesash”, tha Petrit Saraçini, Këshilltar në Ministrinë e Kulturës.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Thaçi për vdekjen e babait: Fakti që s’mora pjesë në varrim më ka lënduar thellë
- Çfarë ndodhi pas intervistës me Thaçin? Martens zbulon detaje të papritura
- Në shkurt 244 leje për ndërtim, 173 janë për ndërtime të larta
- “Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%”
- FOTO/ Shkak sherri i djemve të viktimës për pronat? Vrasja e Artur Çangut në Nikël, zbulohet lidhja familjare e tij me autorin Eduart Ahmataj
- Gjendet i vdekur 65-vjeçari në ashensorin e një objekti në Shkup
- Cilat zona do të mbeten pa rrymë nesër? KEDS njofton për ndërprerje të planifikuara
- FOTO/ U vra me armë zjarri nga Eduart Ahmataj dhe u gjet në kodrat e Niklës, ky është viktima Artur Çangu

