Me mbështetjen e Fondacionit “Zaev – Një shoqëri për të gjithë”, u realizua edhe një projekt tjetër në kuadër të angazhimit rinor, krijues dhe të dobishëm.
Iva, Mateo, Jovana, Stefan dhe Vlatko janë nxënës të shkollës së mesme komunale të Kërçovës “Mirko Mileski”, së bashku me mentorin e tyre, mësimdhënësen e kimisë Roza dhe mentoren eksperte – Sofia Stojanoska, realizuan projektin grupor “Nga një hap në rrymë. “.
Është një projekt që përfshin shtrimin e korridorit të vogël të shkollës me pllakat speciale “Pavegen”, i cili me ecjen e përditshme të nxënësve dhe punonjësve të shkollës do të mundësojë prodhimin mujor të 720 kWh energji elektrike dhe kursime vjetore të 64.800 denarë.