Shkup, 10 Dhjetor 2024 – Fondacioni për Studime Ballkanike po organizon një konferencë të rëndësishme me temën: “Dështimet dhe të Ardhmet e së Drejtës Ndërkombëtare”. Ngjarja, e cila do të mbahet në Hotel Stone Bridge, synon të trajtojë sfidat dhe mundësitë e së drejtës ndërkombëtare për të adresuar krizat globale, si ato në Gaza dhe Ukrainë.
Konferenca do të mbledhë ekspertë të njohur nga fusha e së drejtës, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare për të diskutuar ndikimin e krizave moderne në sistemin juridik global dhe për të eksploruar rrugët drejt paqes, drejtësisë dhe stabilitetit, si në Ballkan, ashtu edhe në nivel global.
🗓 Data: 10 Dhjetor 2024
📍 Vendi: Hotel Stone Bridge, Shkup
🕙 Ora: 10:00-18:00
Të interesuarit mund të aksesojnë Programin dhe Librin e Abstrakteve përmes këtij linku ose të regjistrohen në konferencë duke klikuar këtu.
Konferenca pritet të nxisë debate të thelluara mbi të ardhmen e së drejtës ndërkombëtare dhe rolin e saj për të adresuar sfidat e shekullit XXI.
—
Për më shumë informacione, kontaktoni Fondacionin për Studime Ballkanike.