Mbrëmë, në mënyrë simbolike, në ditën e clirimit të qytetit, Shkupi ishte i cliruar nga paragjykimet që kanë të bëjnë me persona me dëmtim të spektrit autik, me cka nisi kampanja “Heronj e të gjitha ngjyrave”, të cilën e realizoi Fondacioni Dr Verica Mehanxhiska dhe kompania Zegin. Në suaza të kësaj kampanje, e cila, fillimisht ishte e dedikuar për prindër, do të përfshihen tema që lidhen me hulumtimin, inovacionet dhe tejkalimin e sfidave që lidhen me dëmtimin e spektrit të autizmit. Përskaj Shkupit, kampanja do të vazhdoje në të gjitha regjionet e planifikuara në shtet.

Ngjarjen e hapi Viktorija Mehanxhiska-kryetare e Fondacionit Dr Verica Mehanxhiska dhe bashkëpronare e kompanisë Zegin, e cila deklaroi se aktivitetet që lidhen me këtë temë të hidhur nuk do të ndalen këtu, ndërsa autizmi edhe më andej do të jetë në fokusin e Fondacionit me qëllim që të sigurohen kushte më të mira për diagnostik, trajtim, si dhe inkluzion të këtyre personave.

Përfaqësuesja e Fondacionit, Dr Verica Mehanxhiska, Branka Xhajkovska deklaroi:” Fondacioni Dr Verica Mehanxhiska tashmë disa vite është duke punuar me përkushtim në dhënien e kontributit ndaj një jete më cilësore të personave me dëmtim të spektrit të autizmit. Ngjarja e sotme paraqet bashkim të një bashkësie të madhe e cila përbëhet nga prindër, hulumtues, edukator special, përfaqësues të shkollave që ndajnë një vizion të njëjtë për barazi, empati, bashkëpunim dhe besim në potencialin e jashtëzakonshëm të secilit fëmijë”.
Në ngjarjen në Shkup, folës të dalluar nga vendi kanë folur për aspekte tëndryshme që lidhen me dëmtime nga spektri i autizmit edhe atë, Prof.Dr. Silvana Markovska Simoska ka folur për diagnostikën dhe trajtimin me autizëm:EEG, ADOS dhe farmakoterapi, Prof.Dr. Aspanzija Sofijanova ka folur për maturitetin neurologjik si determinantë e dëmtimit të zhvillimit neurologjik te fëmijët, Prof.Dr.Robert Janevski ka ndarë mundësi të reja për terapi të disbalancit fiziologjik të nxitur nga intosikacija nga metalet e rënda, disrregullimi proteolitik dhe disbioza dhe lidhja e tyre me autizmin, përderisa Doc.Dr. Silvana Filipova dhe Mr. Vasilka Galevska kanë folur për ndikimin e shfaqjes së hershme të fëmijëve në ekrane ndaj zhvillimit gjuhësor dhe integrimit senzor.

Kampanja vazhdon edhe me shumë fjalues dhe tema inspiruese, ndërsa gjatë muajit nëntor vijojnë ngjarje në Veles me 19 nëntor, me 24 nëntor në Tetovë dhe me 29 nëntor në Strumicë.


