“Sociologji publike” dhe “Mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve publike në qytetin e Shkupit”, janë dy titujt e veprave të cilët u promovuan sot pranë Fondacionit Albiz.
Në veprën “Sociologjia publike”, autori i saj Ali Pajaziti jep një shpjegim se si është e gjithë shoqëria e ngarkuar me krizë, një shoqëri ku nuk respektohen normat dhe rregullat. Kjo vepër bazohet në fokusimin e problemeve që i tangojnë shqiptarët.
Në këtë vepër ai e vendos qytetarin përpara teorisë dhe bën një lloj dialogu me publikun si dhe trajton tema të ndryshme të shtresave të ndryshme. Ndërkaq në veprën “Mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve publike në qytetin e Shkupit”, autorët Mustafa Ibrahimi dhe Blerton Sulejmani, i referohen problemeve që ka gjuha shqipe nëpër mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve shtetërore në qytetin e Shkupit.
Nëpërmjet kësaj vepre, autorët kanë përcjellur mesazhe universale për mbrojtjen e gjuhës shqipe, si element shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e identitetit.