Ky 8 mars i gjeti në luftë. Por do mbahet mend gjatë në memorien e tyre. E n♪7 fakt e gjithë bota duhet të solidarizohet me ato.
Ukraina gjenden nën breshërinë e sulmeve të ushtrisë ruse. Mes viktimave, mjaft gra dhe vajza kanë humbur jetën.
Me këtë rast kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, nuk ka harruar të urojë 8 marsin për gratë ukrainase.
Në një video, të cilën e ka publikuar në Facebook, ai shihet teksa i dhuron lule ushtareve ukrainase të cilat i janë bashkuar frontit të luftës për të mbrojtur vendin.
Më herët një urim është bërë edhe nga gratë ukrainase të cilat me anë të një postimi në Twitter ku shprehen të vendosura për tëmbrojtur vendin e tyre.