Ditet qe lam pas Shkupin e kaploi nje atmosfere ndryshe, nje atmosfere festive e cila na kishte munguar koheve te fundit.
Grupet nga Meksika, Ukraina, Hungaria, Romania, Bullgaria, Kosova, Shqiperia e nga Maqedonia e Veriut, ndezen atmosferen neper rruget e çarshise dhe te qendres se Shkupit, u ndegjua kenga nga te gjitha anet, u pasurua me ngjyra nga me te larmishmet, u be nje feste te cilen urojme qe gjithmone ta kemi.
Nikoqiret e ketij eventi u kujdesen per çdo detaj.
Qe nje organizim briliant i kuruar deri ne detajet e fundit, arriti qe te marre vemendjen e te gjithe grupeve pjesemarrese dhe te tregoj per mikepritjen dhe dashurine e qytetareve tane.
Pos programit te begate, FOLK FEST, arriti qe te shetis grupet ne vendet me atraktive te Shkupit me qellim qe ne te ardhmen vendi jone te jete kerkesa kryesore e llupes se turisteve nga vendet e botes.
Sipas ecurise, festivali FOLK FEST, pritet qe te jete nje nga ogranizimet me te sukseshme qe kemi pasur ndonje here. Andaj, ne ju urojme suksese ne pune, dhe shpresojme qe organizimet e tilla nuk te mungojne asnjehere!