Në ambientet e NPK “Tetova” – Tetovë gjendja është lënë në mizerje, ku oborri i kësaj ndërmarrjeje është në gjendje të palakmueshme. Kur oborri i ndërmarrjes kundërmon në plehra dhe mbetje, atëherë se çfarë pritet që ndërmarrja që udhëhuiqet nga kuadrot e BDI-së nga Teuta Arifi dhe Xhelal Ceka është një pasqyrë e keqe e qytetit. Andaj, si rezultat i mosangazhimit të kësaj ndërmarrje banorët e lagjës afër NPK-së rruga “Gostivarska” dhe rruga “115” janë në hall të madh prej mbeturinave, mbetjeve dhe mushkonjave. Pasi mbeturinat në oborrin e ndërmarrjes janë duke “vluar”. Në anën tjetër banorët e lagjes kërcënojnë me masë proteste, duke lënë porosi se në rast se nuk pastrohen mbetjet para oborrit atëherë banorët nuk do t’i lënë hyrjen e punëtorëve të NPK-së brenda oborrit të saj.
Ju kujtojmë se ditë më parë një pjesë e delegacionit të Adnan Nezirit për të parë më afër punën e NPK “Tetova” – Tetovë janë ndaluar të futen brenda dhe kështu kanë pamundësuar vizitën ta realizojnë në kohë fushate. Kjo tregon se frika e humbjes së kësaj udhëheqjeje është e padiskutueshme tashmë./fol.mk/