Jasminka Angelova, bashkëshortja e drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, nga MPB, ku ishte e punësuar, është transferuar në Agjencinë për Inteligjencë, mëson “Fokus”.
“Sipas informacioneve tona nga MPB, Angelova në MPB ka mbajtur pozitën e këshilltares shtetërore në zyrën e Sekretarit të Shtetit. Nga aty konfirmojnë se ajo nuk është më në MPB, por është transferuar në Agjencinë për Inteligjencë”, shkruan portali, përcjell INA.
Drejtori i Agjencisë, Erold Musliu, as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar informacionin nëse Angelova tani është në institucionin e tyre.