Maqedonia ka një rritje të shpejtë shqetësuese të borxhit publik, prandaj ka nevojë urgjente për një konsolidim më të fortë fiskal, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi gjendjen financiare të vendit.
Paralajmërimet janë se deri në vitin 2022 borxhi i Maqedonisë mund të arrijë deri në 53 përqind, njofton agjencia e lajmeve INA.