Shkupi prej sot me rrugë ajrore lidhet me Madridin, me lidhje të drejtpërdrejtë ajrore, të cilën do ta shërbejë kompania me buxhet të ulët “Viz Er”.
Fluturimi i parë do të realizohet pasdite në ora 16:05 nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup, ku me këtë rast konferencë për shtyp do të mbajnë zëvendës kryeministri, Aleksandar Nikollovski, ambasadori i Spanjës, Rafaell Soriano Ortiz dhe Nexhat Kurt, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Fluturimet nga Shkupi për në Madrid do të realizohen çdo të martë, të premte dhe të shtunë.
Nga aeroporti i Shkupit prej sot përsëri do të fluturohet për në Larnaka dhe do të ketë fluturime çdo të martë dhe të shtunë.
Shkupi dje me linjë ajrore është lidhur me Stokholmin dhe Barin, ndërsa Ohri me Bazelin.
Fluturimet i realizon “Viz Er” me subvencione nga Qeveria.


