
“Pa një politikë ambicioze dhe efektive të zgjerimit, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të ruajë ndikimin e saj mbi procesin e demokratizimit dhe stabilizimit në Ballkanin perëndimor. Ballkanit Perëndimor i duhet një mbështetje shtesë për të ruajtur vrullin e reformave gjatë viteve në vijim.
Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për sjelljen e një reforme të plotë gjyqësore. Duhet të vijojë progresi politiko-ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit”, thekson ai.
8 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

