Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë të dhënë për Nova TV, ka folur rreth takimit të tij të fundit në Shkup dhe situatën aktuale politike në vend.
Ai tha se nuk është e lehtë të përshkruhet takimi i tij i fundit në Shkup me një fjalë, por theksoi se demokracia nuk funksionon për momentin.
Për deklaratën e Mogherinit, e cila tha “mos luani me zjarr”, ai tha se duhet të merret seriozisht dhe se vetëm ajo e di se për çfarë zjarri bëhet fjalë. Ai gjithashtu tha se nuk është vetëm detyrë e evropianëve të luftojnë për demokracinë, por duhet të angazhohen të gjithë, njofton Telegrafi.