Sot 7 tetor 2025 janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit.
Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.
Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.
Në pranga deri më tani kanë rënë autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.