Tubat plastikë, të destinuar për të sjellë ujë nga këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave, u kapën nga flakët gjatë një operacioni saldimi.
Zjarri përfshiu shpejt tubat, duke shkaktuar tym të dendur e të zi që mbuloi të gjithë zonën përreth.
Në vendngjarje u dërguan tre makina zjarrfikëse dhe një autobot, të cilët arritën të shuajnë flakët.
Raportohet se rreth 150 metra tub me diametër 1.5 metra u shkrumbuan plotësisht nga zjarri gjatë procesit të saldimit.