jatë përfundimit të fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov, ai është duartrokitur vetëm nga deputetët e opozitës maqedonase, në krye me VMRO-në të cilën sot kanë thyer heshtjen vetëm për të dëgjuar fjalën e tij vjetore në Kuvend.
Aty ka qenë i pranishëm edhe ish lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe deputetë tjerë të kësaj partie. Ivanov pothuajse në gjithë fjalimin e tij ka thumbuar pushtetin, duke kërkuar pajtim mes veti dhe ndalimin e revanshizmit politik. Sipas tij, ky pajtim nevojitet që të demontohet makineria e gënjeshtrave, sipas tij, BE-ja nuk kërkon revanshizëm por reforma dhe siç shton, “si do të sillen reforma sistemore pa opozitën”.