Albin Kurti: Pas luftës kanë ndodhur edhe disa gjëra të këqija, dhe ato nuk duhet t’i fusim nën tepih, sepse pastaj mund të na zënë në befasi dhe të rrëzohemi. Gjërat e këqija duhet t’i zgjidhë brezi ynë, që të mos ua lëmë trashëgimi fëmijëve.
Një nga gjërat më të këqija që ka ndodhur në Kosovën e djegur është fakti se disa politikanë janë bërë multimilionerë. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ku të gjithë fëmijët janë të barabartë, e jo që që në fëmijëri të dihet se dikush do të bëhet milioner dhe dikush do të mbetet buzë varfërisë.
Prandaj, duhet t’i ktheni paratë që keni vjedhur në shtet, e pastaj të luajmë të barabartë.
Të blesh një hektar toke për 300 euro dhe më pas ta trashëgosh te fëmijët e tu është e padrejtë. Nëse e trashëgojnë këtë kapital, ata do të kenë shkollat më të mira, universitetet më të mira jashtë vendit, punët më të mira, tokat më të mira, kapitalin në dorë, firmat kryesore, ndërsa fëmijët e tjerë do të detyrohen të kërkojnë punë prej tyre.
Kjo është beteja jonë, dhe nuk do ta lejojmë që pas 10 vitesh fëmijët tanë të jenë punëtorë të atyre që kanë plaçkitur shtetin. Kjo nuk do të ndodhë. Mua më keni si garanci. Deri në pikën e fundit të djersës dhe gjakut, nuk do ta lejoj këtë padrejtësi…
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1DxX3Hcak5/?mibextid=wwXIfr