Me fjalët hyrëse të prokurores publike speciale Fatime Fetai sot në Gjykatën Penale filloi seanca gjyqësore për “Titanik 3” ku në bankën e të akuzuarve janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, ndërsa të akuzuarit ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair kanë “shkatërruar material zgjedhor”.
Sipas Fetait të dy të akuzuarit me ndikimin e tyre kanë ndikuar direkt në rezultatin zgjedhorë si dhe kanë kryer dhunë brutale mbi numrat zgjedhorë, në përputhje me nevojat politike të tyre.
Gjykata gjithashtu nuk e pranoi kërkesën e avokatit Elenko Milanov për ndërrim të prokurores publike speciale Katica Janeva, që ishte e kërkuar në seancën gjyqësore para tre dite./Gazeta Express/