Pas fitores 5-2 ndaj Celta-s në Kupën e Mbretit, duke siguruar edhe kalimin e turit në këtë kompeticion, Carlo Ancelotti dha disa deklarata kryesore, duke nënvizuar vuajtjen e të tijve, por edhe mos dorëzimin deri në fund. Në përgjithësi, italiani u shpreh i kënaqur me fitoren, por i vetëdijshëm për nevojën e përmirësimit të menaxhimit të lojës në fazat vendimtare.
Analiza e ndeshjes: “Skuadra ime bëri disa gabime, duke dhuruar dy gola në fund të kohës së rregullt. Deri në minutën e 70-të, Real Madridi luajti mirë dhe pati shanse ta mbyllte ndeshjen më herët. Megjithatë, reagimi në shtesë ishte pozitiv dhe ndihmoi për të arritur fitoren”.
Performanca e Endrick dhe Güler: “Endrick shfaqi cilësitë e tij me një goditje të jashtëzakonshme, ndërsa Güler tregoi karakter, duke u përshtatur shpejt me lojën.
Trajneri italian konsideroi e angazhimin e lojtarëve si të mirë dhe theksoi se ekipi është ende në garë për të gjitha trofetë e sezonit: La Liga, Champions League dhe Kupa e Mbretit”.
Penalltia e mundshme në favor të Celta, para golit të parë: “Nuk e kam parë, nuk di çfarë të them”.
Tchouaméni dhe ai vetë morën vërshëllima nga tifozët: “Janë një thirrje për vëmendje karshi tifozëve, është diçka e pranueshme për atë që ndodhi ndaj Barçës. Pastaj reaguam mirë. Stadiumi na vërshëlleu sonte si një thirrje për vëmendje. Sidoqoftë, kur na mbështet, ‘Bernabéu’ është diçka speciale për ne”.
Pse VAR-i nuk i bëri thirrje arbitrit për penalltinë e dyshuar në favor të Celta: “Mendoj se ata biseduan dhe morën këtë vendim. Mund të ketë qenë penallti, nuk e di, vërtet nuk e kam parë aksionin. Ata morën këtë vendim”.
A ka diçka që nuk shkon me zëvendësimin sërish të Vinicius: “Jo, thjesht ishte i lodhur. Vini ishte vendimtar në pjesën e dytë. E zëvendësova për të shfrytëzuar freskinë fizike të Rodrygo”.
Mbappé dhe gjesti që bëri te goli: “Çfarë shoh është një lojtar i kthyer në formën e tij më të mirë, bën lëvizje pa top me shumë vazhdimësi, na ka ndihmuar shumë në ndeshjet e fundit dhe do të na ndihmojë shumë në ndeshjet e ardhshme”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.