Debutim fantastik për Xhenaro Gatuzon, në stolin e Italisë, teksa të kaltrit triumfuan me rezultatin 5 me 0 ndaj Estonisë. Interesant është fakti se të gjitha golat u shënuan në fragmentin e dytë të sfidës.
Falë këtij triumfi, Xhenaro Gatuzo bëhet trajneri i tretë që fiton në debutimin e tij me Italinë në vitet 2000, pas Antonio Kontes, që debutoi me fitore 2 me 0 kundër Holandës në shtator 2014 dhe Roberto Mançinit, që debutoi me fitoren 2 me 1 kundër Arabisë Saudite në muajin maj të vitit 2018.