Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, dorëzoi padi penale kundër personit J.I (42) nga Shkupi për arsye se ekzistojnë dyshime se ka kryer tre vepra penale që lidhen me “mashtrim”.
Nga qershori gjer më gusht të 2017 e paraqitura si avokatë njëherësh e punësuar në zyrën e avokateve si administrator, duke I fshehur faktet dhe me paraqitje të rreme, ka mashtruar njerëz duke ju premtuar të njëjtëve se do ua ulë detyrimet për shtëpitë, si dhe do të paguajë një taksë prone për shtëpinë e dëmtuar dhe paratë e marra për shërbimet u shpenzuan për nevoja personale, gjë që rezultoi në fitim të paligjshëm të pronës në vlerë totale prej 120.600 denarë.
Almakos.com