Lotoja e Shtetit vitin e kaluar e pati konfirmuar rolin e saj si mbështetëse e madhe e kulturës dhe sportit në Maqedoni. Përmes aktivitetit të saj biznesor, i cili është në simbiozë me përgjegjësinë sociale, kompania demonstron përkushtimin e saj për të mirën e përbashkët dhe forcon pozitën e saj si anëtare aktive e shoqërisë dhe partner në zhvillimin e saj.
Përmes organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, Lotoja e Shtetit vazhdon të konfirmojë misionin e saj të përqendruar për të mirën e përbashkët. Çdo pjesëmarrje në lojërat e fatit përfaqëson një fitim për të gjithë komunitetin, pasi mjetet investohen në iniciativa kulturore, sportive dhe humanitare që pasurojnë skenën shoqërore dhe krijojnë vlera të qëndrueshme.
Gjatë vitit 2025, kompania ishte e pranishme në shumë ngjarje kulturore, ndër të cilat “Zogthi i Artë i Popullaritetit”, festivali “Vidik”, konkursi ndërkombëtar i kërcimit “E-motion Dance Competition” dhe shfaqja përfshirëse e kërcimit “Ëndrra e një fëmije” në organizim të studios së kërcimit “Eureka”, koncertet e Placid Domingo (Placido Domingo), Massive Attack, Nik Kejv (Nick Cave), Xhejson Derulo (Jason Derulo), performanca e Armin Van Buren (Armin Van Buuren), Festivali i Birrës në Prilep, koncertet e Vejçeslav Popovski, AreA, Ana dhe Igor Durlovski, koncerti i Vitit të Ri i Simon Trpçeski, performanca e Mahmut Orhan (Mahmut Orhan), si dhe koncertet e Vitit të Ri të Sarah Mace & The Girlzz dhe festimet e mëdha të Vitit të Ri në Sheshin “Maqedonia”.
Përveç kulturës, Lotoja e Shtetit tradicionalisht është një mbështetëse e fortë e sportit, i cili sot gjithnjë e më shumë njihet si një forcë lëvizëse e fuqishme për ndryshime pozitive shoqërore dhe si faktor me ndikim të madh në brezat e rinj, gjë që thekson nevojën për mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve sportive. Në vitin 2025, kompania i dha mbështetjen e saj klubit FK Prevalec, FK Teteks, RK Prolet, RK Aerodrom, MKK Kumanovo, KK MZT Shkup Aerodrom, Jakovlevski Pro Basketball Training, OK Nakovski Volej, KBK Viking, Klubit të Karatesë Aerodrom, Federatës Futbollistike të Maqedonisë, si dhe Festivalit Veteran të Shahut në organizim të SHKV “Shkup 72”, duke konfirmuar përsëri përkushtimin e saj për zhvillimin e sportit dhe rolin e tij në forcimin e komunitetit.
Kompania investon edhe në iniciativa humanitare dhe shëndetësore, ndër të cilat mbështetja për Fshatin SOS për Fëmijë dhe Shtëpinë Shëndetësore në Vevçan, duke konfirmuar përsëri përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe nevojave të tij.
Me aktivitete të tilla, Lotoja e Shtetit forcon rolin e saj si një kompani që jo vetëm organizon lojëra të fatit, por edhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin kulturor, sportiv dhe shoqëror të Maqedonisë.
Përveç kësaj, përmes mbështetjes së vazhdueshme për iniciativa lokale dhe bashkëpunimit me institucione, Lotoja e Shtetit ndërton reputacionin e saj si partner i besueshëm, i cili e njeh rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe sportive. Kjo strategji e pozicionon kompaninë si një forcë lëvizëse për ndryshime pozitive dhe si një shembull për përgjegjësinë korporative në vend.
Me një vizion për të ardhmen, Lotoja e Shtetit mbetet e përkushtuar për të krijuar vlera që do të përmirësojnë komunitetin, do të frymëzojnë brezin e ri dhe do të forcojnë rolin e kulturës dhe sportit si themele të zhvillimit shoqëror.


