Analisti nga Shqipëria, Fitim Zenkthi, tha se është hera e parë që ndeshet me termin “parti euro-aziatike”, duke ironizuar se shkencëtarët e botës duhet fusin këtë term në manualet e tyre të shkencave politike. Fakti që Ahmeti vazhdimisht akuzon dhe denoncon tjetrin, shtoi Zenkthi, është një lloj tipari i marksist-leninistëve. Nga ana tjetër, Ergys Mertiri, tha se vërehet një natyrë qeverisëse e cila është tipike sipas profilit qeverisës që ka qenë dikur në kohërat komuniste. Në ndërkohë, duke folur për shpikjen e termit “parti euro-aziatike”, Agim Baçi tha se ka një lloj detyrimi për të folur ndryshe, për shkak se ka ardhur një forcë politike që flet ndryshe. Ai shtoi se shqiptarët kanë nevojë për një përfaqësim tjetër, për një përfaqësim që i shikon ata si dinjitoz për t’u përfaqësuar në të gjitha institucionet. Sipas Agim Baçit, debati ideologjik është një farsë, pasi jemi përballë situatës nëse kanë dështuar ato që kanë përfaqësuar shqiptarët deri tani apo jo.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët
- Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Mickoski: Ecja drejt BE-së është ndërtimi i institucioneve evropiane
- Skandal në Himarë/ Polici bashkiak dhunon qytetarin me levë para banesës, godet edhe bashkëshorten shtatzënë dhe nënën e tij