Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Taki Fiti, në dialogun ndërkombëtar për filozofinë e arsimit deklaroi se vendit i nevojitet një koncept i ri për arsimin. Kjo sipas Fitit vlen veçanërisht për arsimin e lartë ku ka probleme të mëdha në kualitet dhe përzierje në autonominë e universiteteve.
Lirishtë mund të themi se kemi një diagnozë të qartë të problemeve, në shkollimin e lartë kemi probleme me kualitetin e programeve dhe përmbajtjeve arsimore 6.55 Kemi përzierje në autonomin e universiteteve dhe shumë probleme tjera. E gjithë kjo tregon se kemi nevojë për një koncept për shkollimin e lartë, por në pyetje është se a mund të bëjmë koncept të ri nesë nuk i marrim parasysh aspektet filozofike – tha Taki Fiti,Kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencës.
Alsat-M

