Memedali Jusufi
HIstoria -ritualet -gjakmarja Krijuesit janë shtresa më e shenjtë e popullit, sepse në romanet , filmat apo vargjet e tyre motivin e nxjerrin pikërisht nga vuajtjet dhe problemet që përjeton populli i tij. Gjakmarja si fenomen eshte nje plage tek shqiptaret por ajo është një temë që josh gjithmonë artistët e huaj për veprat e tyre. Regjisori amerikan Joshua Martson ka vënë në skenë filmin e tij të fundit që bazohet në një subjekt shqiptar. Filmi titullohet “Gjakmarrja” dhe trajton problemin e gjakmarrjes. Në një intervistë dhënë për mediat amerikane, regjisori flet sesi i erdhi ideja për një temë të tillë. Kinematografia botërore dhe trendet zhvillimore janë të mbushura me ngjarje si kjo dhe filmave që prekin imagjinatën më fasionuese të njeriut, por një krahasim i Maqedonisë me këto trende është një humbje kohe. Sa per ta ilustruar faktin e larte shenuar- filmi” Pred Dozhdot “arriti majat e filmit ne Maqedoni dhe neper bote, por fatkeqsia qendon ketu se ne kete film, skematizoheshin shqiptaret si njerez te eger, sic thote aktori Visar Vishka njerez te malit jo -intelektual “Vlerësoj se duhet të hapet edhe një debat më i madh se si harxhohen me miliona euro për projekte me frymë nacionaliste, prej këtyre miliona eurove shumë pak shkojnë te artistët shqiptarë dhe normal kur të tjerët meren me ne na paraqesin si duan ata si njerez të malit, njerez jo –intelektual- thote Vishka Paragjykimet dhe barierat etnike nuk mund te evitohen edhe ne kulture , pikerishte aty ku shpresohet ne bahkpunime dhe ura lidhese ne mes popujve te Ballkanit. Filmi padyshim është ambasadori më i mirë i një shteti por të mendosh globalisht dhe të veprosh lokalisht, është më se e vështirë në kushtet në të cilat funksionin industria e filmit në Maqedoni. Kam përshtypjen se rituali vjen si pasojë e dëshirave të njerëzve, e pamundësisë së tyre për të pasur atë që e dëshironin, pra si pasojë e ekzistencës. Njerëzit e kanë krijuar ritualin për të thirrur në ndihmë fatin dhe natyrën. Natyrisht që rituali shpesh i përjashton planet e afërta, sepse korrespondon me natyrën, lëvizjen, gjestin-thote regjisori amerikan Joshua Martson Ne interviste per Hollywood Reporter, ai tregon se ka qenë në Shqipëri për disa muaj dhe se ka parë nga afër realitetin në vend. Martson ka marrë një çmim në festivalin e filmit në Berlin me “Maria Full of Grace” , ndërsa shpreson se do të këtë sukses edhe me këtë film. “Mendova se meqënëse ishte interesante që të udhëtoje dhe të bëje fotografi, shkova më larg dhe isha më i interesuar për historitë pas fotografive, Isha më i interesuar për rrëfimet. Kështu, të bëja filma u bë një rrugë e mundshme që unë të kombinoja interesin tim në fotografi dhe të mblidhja histori, ashtu sikurse edhe interesimi im për gazetarinë dhe shkencat politike e marrëdhëniet ndërkombëtare. Ishte vertët një rrugë që të gjitha këto interesa mblidheshin bashkë. Nuk ishte reale derisa erdha pas të 20-ave, dhe që më në fund shkova në një shkollë filmash në NYU ku u investova tërësisht në këtë fushë. Kërkimet e mia të para u bënë duke qëndruar për shumë muaj në Shqipëri. Aty, përditë, gjatë gjithë ditëve unë zhvilloja biseda me të gjithë ata që mund të ishin prekur nga ngjarje të tilla, apo që kishin lidhje direkte me një histori të tillë. Unë fillova me familje që ishin në gjak, më pas me ato që kishin pasur gjak në të kaluarën. Kam vizituar dhe familje të ngujuara që ishin “vetëarrestuar”. Ka pasur shumë histori që nuk mund t’i vendosja në film. Disa ishin të pazakonta, por ishte shumë e vështirë për t’i shpjeguar në film. Për shembull një fëmije kërkon që të marrë patentën e makinës dhe i kërkon atij që desh ta vriste për t’i dhënë leje. Atij ju dha leja dhe për shumë ditë mund të lëvizte, deri sa mori patentën. Më pas u kthyer sërish në “arrest shtëpie”-thote Joshua Filmi i fundit është një rrëfim për jetën e fëmijëve në kushtet e gjakmarrjes. Nuk e di nëse filmi është dramatik, apo shumë tragjik. Unë mund të them se vetëm ai është interesant.