Shfrytëzuesit e parkingjeve në Komunën Qendër, në njërën nga pikë pagesat e parkingjeve në Qendër të Shkupit, mëngjesin e së martës kanë pasur mundësi që në vend se të bëjnë pagesën e shfrytëzimit të parkingut të shikojnë film për të rritur (+18), informon KOHA.
Përgjegjësit e parkingjeve në Komunën Qendër kanë deklaruar se sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për sulm të hakerash. Nga atje shtojnë se që të mos ketë në të ardhmen situata të këtilla të pakëndshme, punktet për pagesa elektronike do të largohen tërësisht, ndërkohë që qytetarët për parkingje do të paguajnë vetëm nëpërmjet telefonave celular. Lokacioni se ku ka ndodhur ky skandal nuk bëhet i ditur. (koha.mk)



