Prej sot fillon festimi treditor i 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së
Maqedonisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”.
Shënimi fillon pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, e cila do të mbahet në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport. Do të organizohet garë rekreative në atletikë, aksion ekologjik për pastrimin e Skelës, volejboll në rërë, kajak, kros fit, ngjitje në shkëmbinj dhe skejt aktivitete.
Festimi qendror do të mbahet nesër, ndërsa organizator është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të festimit qendror është paraparë të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Dita e pavarësisë përputhet me 100 ditë nga zgjedhja e Qeverisë së re.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim
- “E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij