“Në seancën e parë të Qeverisë do të ndahen resorët dhe portofolat e ministrave pa resor dhe do të vendosen zëvendëskryetarët e Qeverisë, do të zgjidhet sekretar gjeneral, shef i Kabinetit dhe do të vendoset ad-hok komisionet në Qeveri që të mundet të vendosen konturet fillestare të Qeverisë”, tha paraprakisht Zoran Zaev .
“Në seancë do t’i japë udhëzimet fillestare për të gjithë ministrat në pajtueshmëri me programet e Qeverisë. Në raportet e para të gjithë ministrat do të referojnë në Qeveri, ndërkaq besoj se atë do ta bëjë edhe ministri Tevdovski. Vlerësoj se duhet që t’i presim shqyrtimet e tyre për Buxhetin. Përshtypja ime e parë është se këtë vjeshtë duhet të ketë rebalanc të Buxhetit për shkak të programit të ri qeveritar dhe politikave të reja, por ajo do të varet nga kondicioni momental financiar dhe likuiditeti i Buxhetit të Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, përpara se të fillojë konferenca “Gratë në energjetikë”.
Njëra nga temat në pjesën jo-formale të seancës në Kuvend, theksoi Zaev, do të jetë pakoja ekonomike me ligje që është përgatitur në këtë periudhë dhe që qytetarët e kanë pritur me Qeverinë e re.
“Ajo është pjesa për realizimin e premtimeve për shfuqizimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të rrymës, pakoja sociale për kategoritë në nevojë të qytetarëve etj. Një pjesë e këtyre masave do të realizohem me Buxhetin e ri, ndërkaq një pjesë e tyre menjëherë do të hyjnë në fuqi”, tha Zaev.
“Ai theksoi se mendon që të vendos ekipe ekspertësh në shumë fusha të punës së Qeverisë dhe shtoi se ende nuk është vendosur se kush do të jetë zëdhënësi i Qeverisë.
“Shqyrtohet mundësia që edhe gazetarët të angazhohen në Qeveri, por vetëm si profesionalist pa paragjykime politike. Duam të jemi plotësisht transparent, komunikues me mediat, por edhe llogaridhënës”, tha Zaev.
Zaev gjithashtu potencoi se që sot do të kishte dashur të takohej me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, që të mundet të merren vesh për zëvendësministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike, agjencive dhe ndarjen e ekspertëve në organet qeveritare.