Zyrtarizimi i koalicionit Besa – Aleanca për Shqiptarët ka ndezur alarmin e panikës në BDI. Zyrtarë të lartë komunal të kësaj partie në Çair, Tetovë, Gostivar, Saraj dhe disa komuna tjera kanë filluar grumbullimin e dokumentacionit për tenderë dhe djegien e tyre.
Burime të sigurta për portalin Kalldërma thonë se qindra faqe dokumentacion tashmë është larguar nga komunat. Burimet e njëjta thonë se MPB është e njoftuar me rastin, por deri tani nuk ka vepruar në komunat shqiptare.
Policia dje bëri një intervenim për të penguar vjedhjen e dokumentacionit të tenderëve, por në komunën e Karposhit. Kryetari i deridjeshëm Stevco Jakimovski u arsyetua se kanë mbledhur gjërat personale dhe jo dokumente.