Kalaja e Shkupit, është zemra e qytetit e lënë pas dore prej vitesh. Sot, kryetari i BNJVL-së së bashku me Ministrinë e Kulturës, filluam rregullimin dhe pastrimin e kësaj hapësire të rëndësishme.
Kalaja meriton të jetë e pastër, e denjë dhe e mirëmbajtur për banorët e Shkupit, por edhe për të gjithë vizitorët që vijnë të ndiejnë shpirtin e Shkupit.
“Në bashkëpunim me institucionet, do t’i kushtojmë vëmendje të madhe mirëmbajtjes së këtij monumenti kulturor që sfidon kohën dhe dëshmon për ngjarjet historike që ndodhën këtu”, theksoi Orce Gjeorgjievski.