Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot emëroi fillimin e ndërtimit të “Parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular-Tetovë”, në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj viktimave në këtë ngjarje tragjike, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Në ngjarje do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë Arben Fetai dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator të vitit 2021 dhe në të jetën e humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan.