Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, në periudhën nga 20.01 (e martë) deri më 31.01 (e shtunë), do të kryhen testime, kalibrime dhe verifikime të pajisjeve të instaluara (kamerave) për mbikëqyrjen e trafikut.
Testimet do të realizohen çdo ditë në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 20:00.
Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku kryhen testimet nuk do të lejohen të kalojnë derisa të përfundojë procedura.
Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zhvillohen ekskluzivisht në lokacionet me kamera të vendosura në territorin e qytetit të Shkupit.
U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim realizimin e papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.


