Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike e njohur si “Treqind” në të cilën është akuzuar ishndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike. Në lëndën “300” sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si material dëshmues.
Data 12.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kretët shtetëror dërguan mesazhe uniteti në gestën e Pashkëve
- (VIDEO) 43,000 qytetarë të RMV-së u larguan jashtë vendit për Pashkët
- Nga e martja deri të enjten, mot me vranësira dhe reshje shiu
- Bisedimet Iran-SHBA në Pakistan përfundojnë pa marrëveshje
- Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
- Siljanovska-Davkova uron Pashkët: Të bashkohemi rreth vlerave të dashurisë dhe respektit të ndërsjelltë
- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Artur Çangut, Eduard Afmataj: E qëllova me çifte dhe…
- Zbulohet baza që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, lënda narkotike në formën karamele shitej pranë shkollave

