Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim edhe zyrtarisht filloi fushata zhjedhore në Tetovë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.
Anëtarëve të Shtabit lokal komunal, kryterëve të këshillave vendor, anëtarëve të forumit rinor dhe forumit të gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim fillimisht ju drejtua Shefi i shtabit lokal dhe kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, kandidatët për deputet nga njësia zgjedhore numër 6, Florin Besimi, Bajram Rexhepi dhe Fitore Ziberi, si dhe shefi i shtabit qendror pranë BDI z. Fatmir Besimi.
Është koha kur të gjithë duhet të punojmë dhe të bashkohemi rreth një ideje dhe qëllimi që është mbi çdo ndarje dhe dallim që mund ta kemi mes veti si shqiptarë. Ky qëllim mban emrin Kryeministri i Parë Shqiptar.
Kur jemi bashkë, jemi shumë të fuqishëm. Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare. Kjo është ëndrra jonë kombëtare. Endrra e barazisë së plotë, ëndrra e një shoqërie që fjalët i kthen në vepra.


