Sektori për parandalim pranë SPB-së Shkup, kryetari i Komunës
Aerodrom Zllatko Marin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe nxënës të shkollave fillore në këtë komunë sot në mesditë do ta fillojnë fushatën “Viti 2018 i lumtur dhe i sigurtë-në shoqërim familjar dhe miqësor”.
“Qëllimi themelor i fushatës është ngritja e ndërgjegjes tek qytetarët, veçanërisht te popullata e mitur për rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, ulja e numrit të të lënduarve nga përdorimi i tyre, si dhe ndërmarrja e një sërë aktivitetesh preventive të drejtuara ndaj
mbajtjes dhje ngritjes së nivelit të përgjithshëm të sigurisë”, informon MPB.
Do të ekzekutohet simulim, gjegjësisht ushtrime demonstruese për dhënie të ndihmës gjatë lëndimeve të shkaktuara nga keqpërdorimi i fishekzjarreve, raketave dhe mjeteve të tjera piroteknike, në të cilën do të përfshihen ekipe të policisë dhe nxënës nga tri shkolla fillore të Komunës së
Aerodromit.
Nga nxënësit e shkollave fillore do të përpunohen grafite dhe vizatime me temë “Fishekzjarret nuk janë lodra”, të cilat do të ekspozohen para pllajës së QT “Biser” në lagjen e Aerodromit.