Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe, ka hyrë në ditën e tret dhe të fundit të debatit.
Deputetët e opozitës edhe sot kërkuan tërheqjen e këtij propozim-ligji nga debati dhe kërkojnë debat publik, ku sipas tyre ky ligj nuk i ndihmonë qytetarët e Maqedonisë dhe len jashtë bashkësitë tjera etnike.
Sot pritet të përfundoj debati tre ditor në komisionin për çështje evropiane për ti dhënë dritë jeshile për në votim në seancën plenare.
Ndryshe, propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e tij kundrejt të drejtës së qytetarëve për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë gjuhë në procedurat zyrtare