Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19, mirëpo ato nuk janë prezantuar si të plota. Nga sot, shtetësit e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovë nëse nuk kanë qenë të pajisur me test negative RT-PCR. Për një masë të tillë askush nuk është paralajmëruar me kohë, njofton 24-ore.info
Qeveria e Kosovës ka vendosur një sërë masash të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit.
Në mbledhjen e mbajtur sot, në formë elektronike, Qeveria e Kosovës vendosi që mbajtja e maskave, do të jetë obligative për qytetarët e Kosovës, ndërkaq personat e moshuar do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin.
Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur që qytetarët që hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.
Një vendim të tillë fillimisht e kishte ndërmarrë qeveria e Maqedonisë së Veriut në raport me shtetasit e Kosovës.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk po lejohen të futen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse nuk ka pasur asnjë paralajmërim paraprak. Të gjithë ata që janë nisur sot pa një test negativ, janë kthyer nga pikat kufitare, bëjnë të ditur burime të 24-ore.info
Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës. Orari i ndalimit të qarkullimit do të hyjnë në fuqi më 13 korrik, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00./24-ore.info