Sot u publikuan edhe detajet e para zyrtare sa i takon zgjërimit të shumicës parlamentare .
Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, tha se BDI, si partnere e koalicionit është e gatshme të bisedojë me parti të cilat do të mund të krijojnë një shumicë më stabile.
“Unë mendoj që kjo është një pyetje të cilët nuk mund t’i jap unë sot përgjigje. Por është e rëndësishme që shteti të jetë më i konsoliduar dhe cilado parti e cila ka të njëjtin përkushtim për t’i çuar proceset përpara ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të analizojmë dhe në fund edhe të vendosim”.- Hazbi Lika, zëvendëskryeministër
Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur se a ka biseduar me partnerin e koalicionit, Ali Ahmeti, për partitë me te cilat synohet të krijohet një shumicë më stabile, Zaev tha takimi me liderin e BDI-së do të realizohet nesër në Kuvendin e Maqedonisë.
“Nesër do të shihemi në Kuvend, ka pyetje deputetësh dhe do ta shfrytëzojmë pauzën për kësi lloj bisedimesh”, ka thënë Zaev.
Sa u takon bisedimeve me Lëvizjen BESA, kryeministri Zaev është shprehur optimist se kjo parti ka më shumë arsye për t’u bashkuar, duke vlerësuar këtu funksionimin e përbashkët të grupit parlamentar të partisë.
“Parasëgjithash mendoj për Besën edhe atë të dy grupet, shpresoj se do të gjendet diçka që do t’i bashkojë, deputetët e shoh që bashkëpunojnë, të gjithë bashkë besojnë për këtë koncept të Qeverisë dhe pas kësaj do të bisedojmë edhe me patitë e tjera opozitare dhe deputet që ende janë në opozitë. Ka deputet dhe parti politike që janë në opozitë dhe nuk pajtohen me partinë më të madhe opozitare, gjeqësisht kultivojnë koncept apo filozofi që është shumë i përbashkët me shumicën qeveritare”- tha kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme.
Kryeministri Zoran Zaev ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime me Partinë Demokratike të Turqve (PDT) për zgjerimin e shumicës paralamentare, duke bërë të ditur se të martën pritet përfundimi i tyre.
“Kjo parti veçmë po jep mbështetje për zgjidhjet ligjore dhe bashkëpunimi nuk është i kushtëzuar me poste, por duhet të rrumbullakohet.
Sipas kryeministrit qëllimi i koalicionit actual është që t’i ketë të hapura dyer për të gjithë ata politikane, deputet, parti politike që janë të gatshëm të mbështesin programin qeveritar.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com