Kompania gjermane për prodhim të ulëseve për autobusë dhe trena “Franc Kiel” ka filluar me prodhimin e ulëse për autobusë për nevojat e kompanisë belge “Vanhol” e cila tashmë punon në Zhelinë. Aktualisht ka 50 të punësuar të cilat u janë nënshtruar trajnimeve në Gjermani dhe Poloni. Kompania planifikon në menyrë graduale të rrit numërin e të punësuarve si dhe linjën e prodhimit me çka planifikohet në të ardhmen të prodhohen edhe ulëse për industrinë hekurudhore me çka pritet Maqedonia të ketë eksport të drejtpërdrejtë edhe për Evropë, Azi dhe SHBA. Investimi i përgjithshëm vlerësohet prej 6 deri 7 milionë euro.
Krahas kësaj fabrike e cila më vetëm që ka nisur, pritet që së shpejti të hapen edhe katër fabrika tjera në zonën industriale në Zhelinë, ku komuna e Zhelinës do të jetë një nga komunat më me prespektivë si dhe papunësia do të jetë në nivel më të ulët.
Kjo zonë tashmë e gjallëruar me shumë fabrika ka vulën e Fatmir Izairit i cili bëri luftë me të gjithë institucionet e shtetit për të rregulluar dokumentacionet që Zhelina të jetë komunë e pasur, komunë e zhvilluar, komunë që çdo kush do ta gjejë vetën për të punuar.
Komuna e Zhelinës në vitet e ardhshme do të jetë edhe qendër e biznesit pasi hapja e fabrikave do të mundësojë që edhe bizneset e vogëla të gjallërohen dhe dy pjesët e kësaj komune ajo e Dërvenit dhe e fushës pasi zona ekonomike gjendet në mesin e kësaj ndarje.